Nënkryetarja e Kuvednit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar mungesën e deputetëve të Lëvizja Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendi i Kosovës.
Çitaku e cilësoi këtë mungesë si joserioze dhe si shpërfillje ndaj qytetarëve.
“Nuk di nëse do të jenë sot në seancë apo jo. Kjo është jashtëzakonisht joserioze. Ju, si parlamentarë, po u tregoni qytetarëve të Republikës së Kosovës se asnjë deputet e asnjë ministër nuk është i pranishëm në një ditë kur po diskutojmë një çështje që i prek drejtpërdrejt ata. Ndoshta nuk duan të dëgjojnë, sepse nuk bëjnë vetë blerje në supermarkete, duke lëvizur me vetura zyrtare. Por qytetari i Kosovës është varfëruar. Si është e mundur që përfaqësuesit e tij të distancohen kështu, duke u larguar jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga përgjegjësia për votën?”, deklaroi ajo.