Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Çitaku ka thënë se Rozeta Hajdari nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo vetëm ka zbatuar urdhrat e tij, shkruan Reporteri.net.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”.

Reklamë

Aktakuza ndaj Hajdarit është ngritur për keqpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare./Reporteri.net