×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku takon Vasfije Krasniqin në SHBA: Ka disa fjalë për të

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 10:27

    Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka takuar të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman.


    Përmes një fotografie të postuar në Twitter, Çitaku ka shkruar se ka takuar heroinën tonë.

    Vasfije Krasniqi- Goodman, është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Krasniqi është gruaja e parë që ka folur hapur për çështjen më të ndjeshme gjatë luftës, dhunën seksuale. Në Kosovë kjo temë ka qenë tabu dhe rastet e tilla nuk janë raportuar fare ose shumë pak.

    Dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës se fundit në Kosovë, nga formacionet ushtarake dhe paramilitare serbe ende nuk janë gjykuar e as dënuar.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet të flas nesër më 30 prill para kongresit amerikan. Ajo ka pranuar ftesën nga kongresisti dhe miku i Kosovës Eliot Engel për të rrëfyer të gjitha përjetimet që ka pasur gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!