Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim konsultativ liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimi erdhi vetëm pak orë pasi presidentja Osmani bërë publik dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Në këtë takim, ku nuk mori pjesë VV-ja, përfaqësuesit e tri partive opozitare shqiptare deklaruan se për ta është e pranueshme cilado datë që vendoset nga presidentja. Si data të mundshme u përmendën 5, 12 dhe 19 prilli.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendi, presidentja ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet e veta, por se ka shtuar se megjithatë për PDK-ja do të pranojë çdo vendim që Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë për këtë çështje.
Hamza, ka deklaruar se nuk ka pasur vullnet nga VV-ja që vendit t’i japë president.
“Ne e shprehem qëndrimit tonë, ne e dimë që janë dërguar disa shkresa, se a do t’i trajtojë Gjykata Kushtetuese si të pranueshme apo të papranueshme, çdo vendim që merret nga Gjykata Kushtetuese ka qenë gjithmonë i respektuar dhe i zbatuar nga PDK-ja. Besoj që presidentja i ka analizuar mirë veprimet e veta, ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e veta, megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në”, ka theksuar Hamza.
Ai ka thënë se zgjedhja e presidentit historikisht në Kosovë ka ndodhur me marrëveshje politike
“Shpreh keqardhjen qe kemi ardhur deri këtu, nuk ka pasur asnjë arsye, ka pasur më shumë se një alternativë, përgjegjësia i bie normalisht partisë fituese, partisë më të madhe sepse ka mundur t’i japë vendit president … Ne si PDK kemi qenë mjaftueshëm konstruktiv dhe të hapur dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendit t’i japim president, nuk kam vendosur vija të kuqe ndaj asnjë subjekti”, ka deklaruar Hamza.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit konsultativ ka thënë se për ta është e pranueshme cilado datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.
Cilado datë që vendoset nga presidentja është e pranueshme për partinë, ka thënë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
A përmendi datat, 5, 12 e 19 prill si opsione të mundshme.
“Sot jemi pytë për datën e zgjedhjeve dhe për veprimet më tutje. Nuk ka diçka të re jemi në autoiplot. Të gjitha veprimet tani e tutje janë të normave kushtetuese. Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e VV-së…, është një lloj fyerje për vendin dhe institucionet.
Sa i përket datave janë opsion datat 5, 12 e 19 prill. Ne nuk kemi një datë të preferuar dhe e respektojmë cilëndo nga këto”, tha Haradinaj.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa kryeministri Kurti dhe kreu i partisë ka thirrur konferencë për media në ora 16:00./Reporteri.net/