Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq duke folur për vizitën e fundit në Amerikën Latine ku kishte lobuar te shumë shtete kundër shtetit të Kosovës ka thënë se puna e tij nuk është e lehtë.
“Udhëtova mbi një milion kilometra – më shumë se 25 herë kam vizituar atë pjesë të globit, por jo si turist … Hajde, le ta provojë dikush, nëse mendon se është e lehtë të shkosh në një vend dhe të bindësh dikë që të tërheqë njohjen”, u shpreh një një emision në Tv Pink ku foli për vizitën e fundit në Amerikën Latine, transmeton Reporteri.net.
Daçiq rrëfeu se derisa ishte në Amerikën Latine kishte marrë një mesazh nga një gazetar i cili e kishte pyetur se a po shkon atje për të kërkuar strehim ku do të ikë bashkë me Vuçiqin kur gjithçka të përfundojë. “Këto janë përralla fëmijësh, nuk janë naive, por shumë të rrezikshme … “u shpreh ai.
Ndryshe Daçiq ditë më parë kishte vizituar vendet e Amerikës Latine, Argjentinën, Uruguain, Paraguain, Guatemalën e Nikaraguan, duke thënë se ka siguruar ‘zëra të sigurt’, kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.