Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, u sulmua gjatë paraditës së sotme nga dy persona që i përkasin partisë Lista Serbe.
Pertrovic tha para mediave se të dy këta persona, një prej të cilëve ishte këshilltar i ish-ministrit Nenad Rikallo, e kanë sharë e më pas edhe sulmuar, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, Lista Serbe pretendon krejt diçka tjetër, duke publikuar edhe një video ku duken momente të përplasjes. Lista Serbe thotë se kishte qenë vetë Petrovic që i kishte sulmuar.
Në video nuk ka ndonjë pamje të qartë, mirëpo shihet Petrovic teksa afrohet pasi dy personat e thërrasin, e më pas vërehet një sulm nga këta dy të fundit.
Sidoqoftë, Petrovic kishte thënë se teksa ishte duke pirë kafe ishte sharë keq nga këta dy persona dhe, kur ishte afruar të pyeste se cili është problemi, atë e kishin sulmuar edhe fizikisht./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.