Gjatë ditës së sotme në Urën mbi lumin Ibër janë parë sërish forca të shtuara të KFOR-it.
Në një video të publikuar nga “Indeksonline”, shihet se një veturë zyrtare e policisë së Kosovës, xhip, parkohet pranë urës.
Mediumi pretendon se pas disa bisedimeve nga zyrtarët policorë kosovarë dhe zyrtarë të KFOR-it Italian, të parët veturën e largojnë nga aty.
Sipas portalit, ushtari Italian i ka kërkuar policit ta largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.
Megjithatë, Policia e Kosovës ka mohuar zhvillimin.
Në një përgjigje për Klan Kosova, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
”Nuk ka ndodhë diçka e tillë në veri, as me policinë e veriut”, është shprehur ai.
Vlen të theksohet se KFOR-i lidhur me praninë e shtuar të trupave të saj mbi urën e Ibrit kanë thënë se po kryejnë “operacione rutinore”.