×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Glauk Konjufca përveç në SHIK ka qenë edhe në PDK

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:36

    Deputeti i Partisë Socialdemokratike, Glauk Konjufca vazhdon të këmbëngulë se ish-shoku i tij i idealit Glauk Konjufca ka qenë në SHIK.


    Për më tepër Molliqaj ka shkuar më tej duke thënë se Konjufca ka qenë edhe pjesë e PDK-së në vitin 2000.

    “Nuk e pranon se në vitin 2000 ka pasur takim me një grup të rinjsh është takuar me Thaçin për t’u bërë pjesë e Forumit Rinor”, ka deklaruar Molliqaj në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca më tej ka pohuar se të gjitha që i ka deklaruar në Kuvend për Konjufcën qëndrojnë.

    I pyetur pse nuk po ofron fakte, Molliqaj ka pohuar:

    “E vetmja rrugë me i pase dokumentet është me i marrë nga Kadri Veseli. E vërteta nuk është veç fakt material por edhe përtej saj. Me sigurinë më të madhe morale e politike them që ato që kam thënë për Glaukun janë të vërteta”, ka pohuar ai.

    Ai më tej ka thënë se janë dhjetëra deputetë, gazetarë, e politikanë të tjerë të cilëve Glauk Konjufca vetë ua ka pranuar në periudha të ndryshme që ka qenë në SHIK.

    “Mua personalisht, më ka thënë ose kah fundi i shkurtit ose fillimi i marsit të 2018-ës, dhe unë nuk e kam pasur problem. Problemi që e kam është pse ai nuk është gati për të ballafaquar me të vërtetën dhe me të kaluarën e tij”, ka thënë Molliqaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!