×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj tregon nëse koalicioni qeverisës është stabil

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 22:54

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se partia e tij është gati për zgjedhje nëse bie qeveria, duke thënë se AAK është i vetmi subjekt politik që ka interes për të shkuar në zgjedhje parlamentare.


    Ai ju ka dërguar mesazh partive tjera, me ç’rast ka pohuar se “kushdo që mendon se mundet me shantazhu Aleancën e ka gabim”.

    Sipas tij qeveria po funksionon mirë dhe nuk ka ndonjë problem.

    “Koalicioni është shumë stabil. Ne jemi shumë të hapur edhe me partnerët e koalicionit. Nuk kemi asnjë temë që mund ta ndajmë nëpërmjet studiove televizive”, ka thënë Haradinaj, në Dukagjin, transmeton Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për taksën ka deklaruar se vendimi ka qenë i përbashkët.
    “Njerëzit e PDK-së, duke filluar nga Enver Hoxhaj janë munduar që të prolongojnë se vendimin për taksën e morën ata”, ka pohuar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!