×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet para Prokurorisë së Shtetit, kosovari që ishte pjesë e ISIS-it

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 8:48

    29-vjeçari nga Vitia, Agon Misini i cili ka qenë pjesë e organizatës terroriste islamike ISIS, ka deklaruar se ka qëndruar për dy vite në burg në Siri.


    Misini kishte qëndruar dy vjet në burgim në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.

    Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit tregohet se 29-vjeçari nga Vitia, ka dy bashkëshorte, 1 fëmijë me gruan e parë, kurse përkujdeset edhe 4 fëmijë e tjerë të cilët i ka gruaja tjetër me një burrë tjetër.

    Ndërkaq, 3 të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste, Arijan Kryeziu, Visar Qugovci dhe Agon Misini, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

    Gjykata e Prishtinës mori vendim që ndaj tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!