Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet të ketë pasur lidhje me grabitjen e së mërkurës në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Ajo ka bërë të ditur se  janë arrestuar nën dyshimin se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë për plaçkitjen në Suharekë.

Reklamë

Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin.

“Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar të grabitëseve gjatë përgatitjes se veprës penale u kanë ndihmuar faktikisht në kryerjen veprës penale”, ka thënë ajo.

Prokurorja Gashi ka thënë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit për grabitjen.

“Ende nuk janë identifikuar jemi në identifikim e sipër”, ka thënë  për Dukagjini prokuroja e rastit.

Gjatë kësaj jave një grup prej katër personash kanë kryer grabitje në pikë të ditës në një argjendari në Suharekë. Ata u konfrontuan me Policinë e Kosovës.

Reklamë

Për pasojë një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe përforcime të tjera policore dhe nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Megjithatë ata kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes përkundër përpjekjes së Policisë për t’i kapur.

Vlera e arit që u vodh në argjendarinë në Suharekë u tha të jetë rreth 250 mijë euro. /Reporteri.net/

Reklamë