Mefail Shkodra është i dyshuari i cili po kërkohet nga organet e drejtësisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan.
Mefail Shkodra, jo emër i panjohur për organet e drejtësisë, shihet të ketë pozuar krerë të shtetit.
Ai në një fotografi shihet të ketë pozuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, e poashtu edhe Kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Përveç me Kurtin e Osmanin, Shkodra ka foto të publikuara në rrjetet sociale edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Shkodra, në qershor të vitit të kaluar, pas një aksioni të policisë në Gjilan ishte arrestuar për fajde, bashkë me djalin e tij, Edonis Shkodra, ku dyshohej se bashkë me një person, i njohur si Albert Malisheva, i kishin shkaktuar dëm një viktime në vlerë 600 mijë euro.
/Reporteri.net/
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë ne Gjilan është Mefail Shkodra, ishte arrestuar më parë për fajde

