×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet objekti i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 23:32

    Një pamje e pakëndshme iu shfaqet për çdo mëngjes punëtorëve në hyrje të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, teksa vijnë në vendin e tyre të punës.


    Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë depërtuar brenda hapësirave të këtij objekti, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vazhdimësi.

    As tavani i kësaj ndërtese nuk i ka shpëtuar prishjes nga uji, i cili fillimisht mblidhet mbi plate, pastaj arrin të futet brenda.

    Për gjendjen e keqe, në të cilën ndodhet kjo qendër, është në dijeni edhe Komuna e Prishtinës, zyrtarë të së cilës thonë se kanë në dispozicion vetëm 40 mijë euro për renovimin e saj, raporton KTV.

    Sipas drejtorit të Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, as dy qendrat e tjera që ndodhen në kryeqytet, nuk janë në gjendje të mirë.

    Për këtë, komuna ka një plan të ri për vitin e ardhshëm.

    Ndërsa, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kjo ministri në vazhdimësi ka kërkuar nga Komunat krijimin e ambientit dhe kushteve të përshtatshme për punë për punëtorët socialë në këto qendra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!