×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët s’e përkrahin ndëshkimin e tyre për mospjesëmarrje në seanca

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:12

    Deputetët në jo pak raste shkojnë në seanca për t’u nënshkruar dhe më pas ikin për të “shëtitur” apo kryer ndonjë punë private, ndërsa lën bosh vendin e punës që paguhen me taksat e kosovarëve.


    Këtë praktikë ligjvënësit pritet ta vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi Projekt-rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës e cila është në procedurat e fundit për tu votuar në lexim të dytë por nuk po gjen përkrahjen e shumicës parlamentare që të ndëshkohen përtac.

    Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës duke përmendur risitë e rregullores e sheh të domosdoshme përfshirjen e sanksionimit të deputetëve që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

    Por kjo nuk është përkrahur nga deputetët punues për rregulloren e re.

    Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, konsideron se ndëshkimi i mospjesëmarrjes së deputetëve në punimet e seancës nuk është përkrahur nga vetë deputetët, trasnmeton RTV21.

    Partia e saj nuk do t’i jap votën pro nëse nuk përfshihen amandamentet e propozuara.
    Ndërsa zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, i bën thirrje opozitës që të votojë pro rregullores të re të Kuvendit.

    Për të kaluar edhe në lexim të dytë rregullorja e re e Kuvendit në votim duhet të marrin pjesë 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!