Deputetët e partive tjera politike kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës konstituive, shkruan Reporteri.net.

Me të marrë fjalën deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ajo hoqi nga ulëset ku qëndrojnë deputetët e VV-së, duke e zëvendësuar me atë të “NOA Energy trade”, veprim ky i cili u duartrokit nga deputetët e pranishëm.

“Albin Kurti nuk ka mundësi dhe ne s’duhet me e leju me u mbështjell me flamurin kuqezi sa herë që ai ka nevojë. Për katër vite pushtet Albin Kurti më shumë identifikohet me flamurin e NOA-s, me flamurin e 205 e 50 kontratave një burimore”, tha deputetja e LDK-së.

Reklamë

Albin Kurti mbështejtlet me flamur kuqezi për ta mbuluar konrrupsionin, por ai nuk mbulohet me këtë flamur. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës çdo ditë. Ai nuk e ka njohur as më herët shtetin e Kosovës, e qe katër vjet e gjysmë e ka bërë atë si tavolinë suedeze”, shtoi tutje deputetja e LDK-së.

/Reporteri.net/