×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Punësova një djalë që nuk gjente punë askund, i jap 300 euro prej rrogës sime

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 8:15

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se e ka punësuar një djalë nga Vushtrria si staf personal të tij, “vetëm pse ai nuk gjente punë kurrkund”.


    Berisha ka rrëfyer se djali nga Vushtrria ka tri diploma por ishte refuzuar në të gjitha konkurset ku kishte aplikuar për punë.

    “Ai më thirri dhe më tregoi se është me AAK-në dhe më kishte pa në debate televizive, qishtu në televizion. Më ka thirrë dhe më ka thanë që e kishin rrejt të tjerët që i kishin premtuar punë. Për njerëzit tonë më kallxojke. Tha i kam dy diploma, dhe procimin e jurispudencës; edhe më tha a munesh me ba diçka për mu”, rrëfeu Berisha.

    Deputeti i AAK-së tregoi se e ka punësuar djalin nga Vushtrria si staf personal të tij.

    “Mu më vijke keq mos me i ndihmu, e me u bë si të tjerët që e kanë mashtru. Unë i thash që ka me ta gjetë një vend pune, por unë biznes timin nuk kam, kështu që e punësova me më nejt mu afër qaty, me mu, me më këshillu diçka dhe ia jap 300 euro prej rrogës time”, ka thënë Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7.

    Ai po ashtu ka sqaruar deklarimin e tij të para disa javësh kur pati thënë se “jashtë Kosovës nuk është më mirë se këtu”. Berisha ka thënë se Gjermania është më e zhvilluar se Kosova, por është shprehur se gjermanët e kanë zhvilluar vendin për veten e tyre, jo për të huajt.

    “Gjermania është më e zhvillume se Kosova. Ata e kanë zhvillu vendin e vet për gjermanët, jo për shqiptarët. Shqiptarët që shkojnë atje nuk janë duke bërë sefa”, ka thënë Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!