Deputeti i PDK-së Jakup Nura, ka folur për mediat para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive.

Nura deklaroi se VV-ja ka pasur kohë të reflektojë dhe të shoh dëmet që i ka bërë.

“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”, deklaroi Nura.

Reklamë

“Ne si parti e kemi shqyrtu edhe mundësinë me nejt në parlament 48 orë vetëm me ju dhënë mundësia që sa më shpejt të zgjidhet problemi. Mendoj që këtë radhë do të kemi angazhim më të madh të limitit të kohës për të bërë propozimin. Mendoj se do të shkurtohet koha”, shtoi ai.