×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Në mungesë kuorumi

    Dështon mbledhja e KGJK-së, ku pritej të vendosej për çështjen e gjyqtarëve serbë

    Reporteri
    24 Korrik 2026 | 13:44

    Ka dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mungesë kuorumi.

    Tre anëtarë kanë lëshuar sallën, çka e pamundësoi vazhdimin e mbledhjes.

    Në pikën e 9-të të rendit të ditës në mbledhjen e sotem isht diskutimi rreth kërkesës së u.d. presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

    Haxhiu sot i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të refuzojë kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve nga komuniteti serb për t’u rikthyer në sistemin gjyqësor.

    Në një konferencë për media, Haxhiu tha se ish-gjyqtarët e ish-prokurorët serbë janë përfshirë në shkelje të rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.

    “Unë sot thërras Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të ndjek praktikën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, por edhe vetë praktikën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Para pak kohësh unë kam liruar nga detyra një gjyqtare shqiptare. Ajo, pasi kishte dhënë dorëheqje nga sistemi për arsye personale, një javë pas kësaj në KGJK e kishte dorëzuar kërkesën për lirim nga detyra… Dyert e institucioneve tona janë të hapura për prokurorë dhe gjyqtarë serbë, por ata që nuk ndikohen nga Serbia dhe Vuçiqi. Pra, për ata që i shërbejnë drejtësisë në Kosovë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!