×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga ngjarja makabre në Prishtinë: Burri vrau gruan dhe renë, pastaj veten

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 14:59

    Vrasje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Bill klinton” në Prishtinë, ku një person ka vrarë renë e tij pastaj gruan tij dhe më pas ka vrarë edhe veten, shkruan Reporteri.net.


    Këtë e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

    “Po, familjarë janë. Vjehrri e ka vra gruan e djalit të tij, pastaj e ka vra gruan e tij dhe në fund ka bërë vetëvrasje”, tha Beka për Reporterin.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Nga informacionet e fundit mësohet se janë 3 persona të vrarë, shkruan Reporteri.net

    “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona”, tha Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës për Repoterin.

    Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!