×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të frikshme nga vrasja në Zvicër e 7 vjeçarit nga Kosova: 75 vjeçarja e preu në fyt

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 8:45

    Zvicra është tronditur sot nga vrasja makabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.


    Një i afërm i familjes së viktimës ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, transmeton Reporteri.net.

    “Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj. Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të ëmës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, ka thënë një i afërm i familjes për albinfo.ch.

    Më tej thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

    Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

    “Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin. Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi. Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”, bëhet e ditur më tej.

    Nëna e vogëlushit të vrarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!