×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kroate ngrit aktakuzë ndaj shoferit kosovar të autobusit, zbulon se si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 10:09

    Prokuroria në Slavonski Brod ka ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.

    52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme, raporton “Index.hr“.

    Ai akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan 44 tjerë, 15 më rëndë.

    Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

    Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë.

    Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!