×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja për arrestimin e personit që vrau të riun në kazino në Lipjan

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 23:07

    Policia e Kosovës përmes një konference të përbashkët me Prokurorinë kanë konfirmuar se sonte është arrestuar një person për vrasjen e personit në kazino në Lipjan, raporton Reporteri.net.


    Rexhep Sijarina, drejtor rajonal i Policisë, tha se pas hetimeve intensive sonte rreth orës 20:00 është arrestuar personi i dyshuar.

    “Është arestu personi. Janë konfiskuar dy armë, prova të tjera materiale, një veturë dhe po punojmë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit. Jemi duke punu intensivisht ta finalizojmë këtë rast komplet dhe të vazhdojmë me procedura tjera”, tha Sijarina.

    Armend Hamiti, prokurori kujdestar në natën e vrasjes të riut dhe që është marrë me rastin më pas ka deklaruar se pas një pune intensive në koordinim me hetuesit, kemi arritur ta arrestojmë të dyshuarin.

    “Janë gjetur disa prova material që do hskojnë në ekzaminime, do merret deklarata dhe do të shikojmë nëse ka edhe persona të tjerë të involvuar edhe pse nuk kemi informata momentalisht. Për neve dy javë kanë qenë të gjata derisa është identifikuar”, ka deklaruar prokurori Hamiti.

    Kujtojmë se fjalë është për vrasjen që ndodhi ditë më parë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku mbeti i vrarë një 36-vjeçarë nga komuna e Skenderajt.

    I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Skenderajt dhe i njëjti punonte në këtë kazino për siç thuhet të siguruar një jetë më të mirë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!