Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32 gradë Celsius.

Reklamë

Po ashtu thuhet do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Edhe nesër parashihet mot me diell dhe me reshje shiu vende vende.

Parashikimi i motit për fundjavën (11–12 korrik 2026)

☀️ E shtunë (11.07.2026)

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu. 🌦️

Reklamë

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.

💨 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

⛅⛈️ E diel (12.07.2026)

Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. ⛈️

Reklamë

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.

💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.