Digjet autobusi që shkonte nga Prizreni në Beograd

Autobusi i linjës Dragash- Prizren- Beograd është djegur para rreth një ore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë për se incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Prizren- Zhur.

“Njësitet policore dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes. Nga ky incident asnjë person nuk është lënduar. Për shkaqet e këtij zjarri janë ekipet e specializuara nga njesia e preventivës të cilët do të tregojnë më shumë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje që autobusi i djegur të largohet në mënyrë që rruga të jetë e lirë për qarkullim.