×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet shtëpia e një mërgimtari në Pejë, policia thërret për kujdes

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 12:36

    Një shtëpi e një mërgimtari është djegur në fshatin Kerstovc të Pejës në orët e para të së martës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rajoni i Pejës.


    Sipas njoftimit, policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme pasi kishte vënë re zjarrin në një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe nga zjarri janë djegur gjësende tekstili. Sipas fqinjëve, shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit.

    Në njoftim theksohet se ka dyshime se ishte tentuar vepra e vjedhjes.

    “Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjes të asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes. Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit”, thuhet në njoftim.

    Në fund, Policia ka apeluar te të gjithë qytetarët që nuk banojnë në Kosovë, por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjes së pasurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!