Pas disa ditësh me të ftohtë, dimri i hedhi shqelmat e fundit. Tani pranvera po ngrit kokën seriozisht.
Sipas meterorologëve, fusha anticiklonike nga Atlantiku ditëve në vijim do të shtrihen përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, shkruan Reporteri.net.
Këto fusha do të sjellin masa të ngrohta ajrore që do të favorizojnë përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave. Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbretërojë edhe në ditët e para të javës së ardhshme.
Siç pritet, sot temperaturat do të arrijnë 10 gradë, ndërkohë që menjëherë nesër ato do të shkojnë në 17 e të dielën në 19.
Temperatura të ngjashme pritet të mbajnë edhe javën e ardhshme. Të hanën dhe të martën temperaturat do të jenë 19, respektivisht 18 gradë./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.