×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kronikë

    Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

    Reporteri
    16 Mars 2026 | 18:14

    I dyshuari për vrasjen e sotme në Gjakovë, është dorëzuar në Polici.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Gjakovë, Lumni Graishta.

    Siç merr vesh Reporteri.net, i dyshuar është N.Z.

    Graishta ka bërë të ditur se i dyshuari është pronari i një lokali pranë “Çarshisë së Vjetër” dhe si pasojë e një mosmarrëveshjeje me klientët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Sipas informacioneve, viktima është R.B rreth 38-vjeçar.

    “Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka deklaruar Graishta për Reporteri.net.

    Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes zëdhënësit Drin Domi.

    Ai ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!