Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, në vend të ngjarjes është arrestuar një person.
Rukiqi tha se tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje të rëndë, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.
“Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast”.
“Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare”, tha ai,
Drejtori i Policisë shpalosi të kaluaren kriminale të Mefail Shkodrës për lloj-lloj precedentesh penale.
“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm në pesë raste, prishje e rendit dhe qetësisë publike në dy raste, fajde nëtri raste, mashtrim në një rast, kërcënim në tri raste, shantazh një rast, detyrim në dy raste. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal një rast dhe ka kundërvajtje në komunikacion”, ka treguar drejtori i Policisë, Agron Rukiqi. /Reporteri.net/.