×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Driton Selmanaj: Nëse delegatët i japin votëbesim Abdixhikut të vazhdojë, atëherë nuk ka kuptim gara

    Reporteri
    31 Janar 2026 | 11:57

    Driton Selmanaj ka folur para nisjes së Kuvendit të Punës që LDK do ta mbajë sot.

    Ai ka thënë për Reporteri.net se nuk e ka të qartë agjendën.

    “Deri tani është thënë dorëheqje, statusi e lejon nëse ka kërkesë për votëbesim, besoj se do të zhvillohet një debat i mirë dhe më pas do të ketë epilog pozitiv për të ec LDK-ja përpara në proceset e rëndësishme që janë përpara”.

    “Është e paqartë, se statuti nuk e thotë kështu, akti i dorëheqjes është akt i dorëheqjes, nuk është i diskutueshëm, nëse do të kishte akt të dorëheqjes sot, ne do ta zgjidhnim kryetarin e ri, por në orët e fundit po kuptoj se ka një kërkesë për votëbesim, dhe kërkesa për votëbesim, rezultati i tij determinon a do të ketë proces zgjedhor apo jo, nëse delegatët i japin votëbesim kryetarit të vazhdojë atëherë nuk ka kuptim gara, andaj ka ndodh një keqkuptim, një lloj amullie, them e panevojshme”.

    “Kam përshtypjen që delegatët do të gjejnë rrugën ligjore, statutare për t’i dhënë epilog të duhun dhe të nevojshëm edhe përtej LDK-së”, ka thënë Selmanaj për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!