Ish-deputeti i VV’së, Enver Dugolli, e ka vizituar në spital zëvendësministrin, Hysni Mehani, pas incidentit të sotëm në Skënderaj.
Dugolli i është drejtuar Kreut të Skënderajt, Sami Lushtakut, duke i thënë se “me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje”.
“Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, ka shkruar Dugolli.
Ai ka pasur edhe një thirrje për PDK’në.
“Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm”, thuhet në postim.