×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy humoristë nga Moska, mashtrojnë keq kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 16:49

    Kryeministri Ramush Haradinaj dje në një postim në rrjetin social Twitter, të cilin më pas e ka fshirë, kishte shkruar se i dëshironte popullit ukrainas zgjedhje të lira dhe demokratike.


    Ai në këtë postim, ia kishte dëshiruar gjithë të mirat presidentit aktual Petro Poroshenko, dhe siç i ka quajtur ai kryeministrit të ardhshëm të Ukrainës, Vovan Lexusov e që është emër i shpikur prej dy komedianëve nga Moska.

    Haradinaj në Twitter kishte shkruar se Kosova dhe Ukraina po qëndrojnë bashkë si popuj të lirë dhe prosperues.

    Këtë postim e kishte vërejtur gazetari i The Guardianit, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), transmeton Koha.net.

    Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

    Gazetari i Guardian, i kishte bërë “screenshot” postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.

    Haradinaj e ka fshirë më pas publikimin edhe në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!