×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të arrestuar si pasojë e të shtënave me armë në Hajvali

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 8:08

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali.


    Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga PK-ja, i cili ka konfirmuar se gjatë aksionit të Policisë ka pasur edhe të shtëna me armë.

    Nga shtënia me armë sipas Krasniqit nuk ka pasur të lënduar.

    “Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatit Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi. Posa është pranuar informatat njësi policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arrestohen dy të dyshuar. Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë. Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuar tjerë.  Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia ende po e trajton dhe po e ekzaminon vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!