×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të dyshuarit që i “avulluan” dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, ikin nga Kosova

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 17:44

    Mbi 2 milionë euro janë “avulluar” nga Thesari i Shtetit nga punëtorë të kësaj të fundit. Personat e dyshuar janë: Labinot Gruda , Kadri Shala dhe Valon Shala, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Gruda është arrestuar të martën. 


    Siç raporton gazeta Blic me burime, të dyshuarit Kadri dhe Valon Shala dyshohet se kanë iku nga Kosova.

    Ndryshe, operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K., me seli në Llapushnik, pronarët e të cilës janë Kadri e Valon Shala.

    Gjatë ditës për këtë çështje, mbajti konferencë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Ajo tha se pavarësisht këtij skandali, buxheti i shtetit është i sigurt.

    ‘’Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga Thesari i Shtetit, që është në kuadër të financave, ku bëhet fjalë për 1,2 milion euro. Kemi denoncuar rastit, ku krimet kibernetike janë duke u marrë me të’’, ka thënë Bajrami.

    Ndryshe, Labinot Gruda është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

    Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!