×
  • Lajme
  • Lajme

    E bëri Prizrenin me këshilltar, Qeveria tregon a do të ketë edhe për komunat e tjera

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 18:23

    Kryeministri Ramush Haradinaj të martën emëroi bashkëpartiakun e tij Lulzim Kabashi, këshilltar të jashtëm politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit.


    Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë Donjeta Gashi për të kuptuar nëse Kabashi do paguhet nga paratë e taksa paguesve, pse është i nevojshëm një emërim i tillë dhe a do emërohet nga një i tillë në të gjitha komunat.

    “Lulzim Kabashi është emëruar këshilltar i jashtëm, pa pagesë, që do të thotë nuk ka kosto për buxhetin e shtetit. Arsyet jane dhene nga Kryeministri Haradinaj. Për shkak të Parkut Inovativ Trajnues që ndodhet në Prizren dhe projekteve të tjera me interes për vendin në fushën e ekonomisë në gjithë Kosovën, Kryeministri Haradinaj e ka konsideruar të nevojshëm edhe eksperiencën e z. Kabashit”, ka deklaruar zëdhënësja Gashi për Reporteri.net.

    Ajo ka mohuar se do emërohet nga një i tillë në të gjitha komunat.

    “Kjo nuk ka të bëjë me teorinë që të emërohet për çdo komunë një këshilltar. Z. Kabashi vie nga ai rajon dhe rrjedhimisht kontributi i tij është më i fokusuar në këtë drejtim. Nuk qëndrojnë konstatimet që kjo mund të bëhet precedent”, ka deklaruar Gashi.

    Pas këtij emërimi jo pak figura publike ironizuan në rrjete sociale, duke thënë se tash kryeministri do të emërojë këshilltar të jashtëm në të gjitha komunat.

    Dhe shqetësimet e ngritura mund të konsiderohen reale nëse shihen emërimet e koordinatorëve nacional, por edhe punësimet familjare të pushtetarëve në ndërmarrjet publike. /B.G. – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!