×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Një vajzë 2 vjeçe ishte e pranishme kur u krye vrasja e trefishtë në Dardani

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 15:26

    Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë e ka tronditur vendin, ku një burrë ka vrarë gruan e tij, gruan e djalit e pastaj edhe vetën, ngjarja ka ndodhur në banesë.


    Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një vajzë 2 vjeçe, shkruan Reporteri.net

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!