×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Shokët e shoqet zviceranë çojnë lule në vendin ku u vra kosovari 7 vjeç

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 9:52

    Shokët e shoqet e shkollës, mësuesit dhe familjarët e shtatëvjeçarit kosovarë,  i cili dje u vra me thikë në Bazel, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi akti makabër.

    Shtatëvjeçari nga Kosova I.M u therr me thikë nga një 75 vjeçare zvicerane, derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi në kohën e drekës.

    Mediat kanë publikuar fotografitë nga vendi ku banorë të shumtë zviceranë vendosën lule e gjësende të ndryshme tek trotuari ku ai u gjet në gjendje të rëndë pasi raportohet se ishte therrur në fyt.

    Pamje nga Baseli:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!