×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e 28 vjeçarit që vdiq dje, fal gjakun e djalit

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:02

    Familja Behrami i ka falur gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre gjatë shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku”.


    Visar Behrami (28) ishte duke punuar së bashku me tre punëtorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga vendi dhe të shpëtonin.

    Trupi i tij i pajetë u gjet pas më shumë se 8 orë kërkimesh nën rrënoja gjatë natës së kaluar, ndërsa varrimi është bërë sot në Vidimriq të Mitrovicës.

    Shkak i shembjes dyshohet të jetë renovimi që po bëhej në objekt, për të cilat punëkryesi nuk kishte marrë leje.

    Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar një muaj paraburgim për A.H. dhe Q.H., të arrestuar në lidhje me shembjen e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”.

    Flet nëna e punëtorit që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!