×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Presidenca Çeke: Liberalizimi i vizave u hoq nga agjenda për shkak të tensioneve rreth targave

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 10:30

    Nga Presidenca Çeke kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se aktualisht çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.

    Presidenca Çeke bën thirrje për “deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”.

    “Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në axhendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.

    Bëjmë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën Online Reporteri.net.

    Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave për Kosovën

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!