×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe “ndërmjetësuesi” Lajçak falënderon SHBA-në për marrëveshjen për targat

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 23:17

    Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka falënderuar palët pjesëmarrëse në takimin e sotëm në Bruksel si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arritjen e marrëveshjes për targat.

    Në reagimin e tij, Lajçak falënderoi kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes, të cilin ai e quajti “konstruktiv”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Falënderimet e mia sonte shkojnë për Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim i madh për Departamentin amerikan të Shtetit dhe diplomacinë e ShBA’ve për mbështetjen e tyre të paçmueshme”, shkroi ai në Twitter.

    Ndryshe, Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ndarë detajet e parë të marrëveshjes që u arrit sonte në Bruksel, për çështjen e targave.

    Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve, që i bie mos shqiptimi i gjobave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për hapat e ardhshëm, ka thënë se do t’i ftoj palët në takim gjatë ditëve në vijim.

    “Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës ndërsa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Në ditët në vijim, do t’i ftoj të dy palët për t’i diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhshme”, ka shkruar Borrell. /Reporteri.net/.

    “Tym i bardhë” në Bruksel, arrihet marrëveshja për targat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!