×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një komunë pro iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 12:47

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nisur një peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.


    Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe një komunë e cila poashtu udhëhiqet nga partia e kryeministrit Haradinaj. Bëhet fjalë për Rahovecin e udhëhequr nga Smajl Latifi.

    “Në përkrahje të plotë të iniciativës së kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për peticionin rreth shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit!

    Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku.

    Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë! Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona” thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!