×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama u reagon Osmanit e Gjukanoviqit për deklaratat e tyre për “Ballkani e Hapur”

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 20:50

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka reaguar Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur deklaratat e tyre të sotme për “Ballkanin e Hapur”.

    Gjukanoviq e Osmani deklaruan sot në një konferencë të përbashkët për media se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.

    Këtyre deklaratave u ka reaguar Rama, duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit, shkruan Reporteri.net.

    “Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar Rama në Twitter.

    Ndryshe, Gjukanoviq, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.

    Deklaratave të këtyre liderëve u parapriu një koment i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, i cili tha se do t’i bashkoheshin kësaj nisme nëse do i bashkoheshin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    “Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!