×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Edmondi që u vra dje në Gjilan, ishte martuar vetëm tre muaj më parë

    Reporteri
    11 Gusht 2025 | 14:15

    Edmond Hasani i cili u vra dje në Gjilan, ishte martuar vetëm tre muaj më parë me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

    Edmondi, bashkë me babën e tij dhe një familjar tjetër dyshohet se u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

    Sot, Gjilani do të përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22). Autoritetet kanë shpallur në kërkim të trefishtë të dyshuarit, ndërkohë që apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!