×
  • Lajme
  • Lajme

    Engel për rastin e vëllezërve Bytyqi: I kam kërkuar drejtësi Vuçiqit, ai nuk bëri asgjë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:48

    Në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan është duke u dëshmuar për krimet serbe në Kosovë. Fjalim para kongresistëve amerikanë pak çaste më parë mbajti edhe viktima e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije-Krasniqi Goodman  si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.


    Para kongresistëve amerikanë ka dëshmuar edhe Ilir Bytyqi i cili në luftë kishte humbur tre vëllezërit Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin. Ai ka thënë se vëllezërit e tij u vranë nga serbët për faktin e vetëm se ishin shqiptarë. Bytyqi tha se është takuar edhe me Vuçiqin për të kërkuar drejtësi për vëllezërit e tij, por se ai e kishte kishte kërcënuar, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë rast foli edhe Eliot Engel, drejtues e Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, i cili tha se është shokuese se si askush nuk u dënua për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. Engel tha se tri herë është takuar me Vuçiqin për rastin e vëllezërve Bytyqi dhe se ai kishte premtuar zgjidhje të rastit, mirëpo në praktikë nuk kishte bërë asgjë në këtë drejtim.

    “E kam takuar dy herë Vuçiqin për rastin e vëllezërve tuaj dhe ai më ka premtuar se do të kërkojë drejtësi, por asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim. Herën e tretë prapë ia thashë këtë dhe prapë e mora përgjigjen e njëjtë. Ne i kemi shkruar edhe sekretarit amerikan Mike Pompeo për rastin tuaj dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, tha Engel./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!