×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan dërgon në Kosovë ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar gylenistë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 17:21

    Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka takuar homologun kosovar Rrustem Berisha, me ç’rast u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me një ceremoni zyrtare, shkruan Reporteri.net.


    Pas ceremonisë, dy ministrat zhvilluan takim kokë me kokë, ndërsa më pas kryesuan takimin mes delegacioneve.

    Berisha, duke e falënderuar ministrin turk Akar për vizitën e tij, nënvizoi miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Turqia gjithmonë ka qenë pranë tyre dhe shprehu shpresë që bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet edhe më shumë.

    Ndërkaq, Akar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai potencoi se vizitat e ndërsjella do të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira dhe se bashkëpunimi ushtarak, politik dhe në industrinë e mbrojtjes duhet të vazhdojë duke u rritur.

    “Me shpejtësi të heqim pengesën FETO mes nesh. Duhet të shpëtohemi sa më shpejt nga kjo”, u shpreh Akar, duke folur për rëndësinë e luftës kundër organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

    Akar dje realizoi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut ku u takua me zyrtarë të lartë shtetërorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!