×
  • Lajme
  • Lajme

    Është 1.15 euro, por çmimi i naftës do të rritet akoma në Kosovë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 14:43

    Brenda pak ditësh pritet të rriten çmimet e derivateve, kjo pas i që në organizaten OPEC prodhimi është më i vogël, gjë e cila ka reflektuar edhe në vendin tonë.


    Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se çmimet te ne me shumicë ka rritje, ndërsa me pakicë ende nuk ka lëvizje.

    “Sot çmimet sillen me pakicë, dizelli është 1.15 € për litër, kurse benzina 1.16 € për litër. Pritet të ketë rritje të çmimit”, thotë Berjani për Reporteri.net.

    I pyetur pse në disa kompani që shesin derivate çmimet janë më të lira për 5 cent, Berjani ka dhënë këtë shpjegim.

    “Sa i përket asaj se pse në disa pika karburanti çmimet janë më të ulëta, duhet thënë se Kosova ka treg të hapur dhe liberal. Por, njëkohësisht është shqetësuese kur prej një pike karburanti deri në pikën tjetër diferenca është 5 cent. Është rast për të dyshuar në cilësi dhe sasi”, ka pohuar Berjani.

    Përkundër rritjes, ai thotë se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion përveç Maqedonisë që e ka akcizën më të ultë. Maqedonia Veriore për një litër dizel akcizë ka 24 cent”, thotë Berjani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!