×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Eskalon debati mes Eman Rrahmanit dhe Golës: Mos më ndërhyj, është fakt që mungon LVV dhe Lista Serbe

    Reporteri
    03 Prill 2026 | 17:43

    Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati në mes të deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani dhe nënkryetarit të Kuvendit Ardian Gola.

    Kjo pasi Gola i ka ndërhyrë deputetit Eman Rrahmani gjatë fjalës së tij.

    Rrahmani ka kërkuar nga Gola që të mos ia ndërpret dhe të mos i ndërhyjë, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që LVV dhe Lista Serbe janë duke munguar në sallë.

    “Mungesa sot në prezencë për të diskutuar për cmimet, për jetën e qytetarëve, është mungesë edhe e LVV-së edhe e Listës Serbe. Shikoni pamjet.. mos ndërhyj, kur të flaës mos më ndërhyjë, mere fjalën”, ka thënë Rrahmani, duke e akuzuar LVV-në edhe për votimin e Sllavko Simiqit.

    Pas kësaj Gola ia ka ndërprerë fjalën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!