Misioni europian për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi se nga orët e para të ditës së sotme kanë shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë.
EULEX njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in po monitorojnë situtatën në terren.
“Që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX ka shtuar praninë e patrullave të Njësisësë Policisë së Formuar pranë Pikave kryesore të Përbashkëta të Kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të monitoruar situatën në terren, në koordinimme Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele”, thuhet në postimin e EULEX-it në X.
Since the early hours of election day in 🇷🇸, EULEX has increased Formed Police Unit patrols presence in proximity of the main Common Crossing Points btw 🇽🇰 & 🇷🇸 to monitor the situation on the ground, in coord w/ @Kosovo_Police & KFOR within 3-tiered security responder mechanism. https://t.co/W0OQVCvc2u
— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) October 25, 2026