Michael Gahler, eurodeputet gjerman, ka reaguar pas deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Gahler, ka thënë se nuk mund të injorohen deklarata të tilla të bëra nga ministra që janë të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Eurodeputeti gjerman, po ashtu ka thënë se ai pret që ministrja serbe të shkarkohet nga detyra.
“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, ka thënë ai.
Such remarks of candidate country ministers cannot be ignored: On 11 July Serbian Minister Paunovic said in a televised interview that, had she been in Milosevic’s position in 1998, she “would have ethnically cleansed Kosova of Albanians”. I expect her to be released from office!
— Michael Gahler (@gahler_michael) July 17, 2026