Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Nexhat Dacit. Ai ka thënë se Daci do të mbahet mend si autor librash, profesor e krahë i fortë i Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Qenka shuar Akademik Nexhat Daci, profesori, kryekuvendari i parë i pasluftës, njeriu i rrallë i shkencës, jetës publike e politike të Kosovës.

Reklamë

I palëkundur në parimet e qëndrimet e veta për pavarësinë e Kosovës, edhe kur kjo i kushtonte shumë politikisht, Akademik Daci do të mbahet mend si lis i rrallë i shkencës, autor librash, profesor i dashur e i shkëlqyeshëm si dhe krah i fortë i Presidentit Ibrahim Rugovës në krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Jeta, vepra dhe emri i mirë i Nexhat Dacit u kujtoftë përherë!

/Reporteri.net/