×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferid Agani pas dënimit me burg: Nuk iki nga vendi në asnjë rrethanë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 23:53

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani së fundmi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”.


    Për këtë rast ish-ministri Agani është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Pas një letre të gjatë ku reagoi ashpër pas dënimit, Agani ka folur dhe në media duke e quajtur vendimin e Gjykatës skandaloz, duke thënë se do të kërkojë drejtësi dhe në asnjë rrethanë nuk i ik nga vendi.

    “Vendim skandaloz, i zhgënjim dhe muaj vetëm të mendoj çfarë ju ngjanë qytetarëve të zakonshëm kur një ministri që ka qenë në detyrë në dy mandate i bëhen shkelje ligjore. Kjo është shumë shqetësuese edhe shumë frikësuese dhe uroj të korrigjohet ky gabim. Nuk do të ndodh kurrë të iki nga vendi, në asnjë rrethanë”, ka deklaruar Agani në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se vendimin e ka përjetuar tejet rëndë por se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

    “Do ta kërkojmë drejtësinë, do ta synojmë drejtësinë, do të shprehim besimin në Gjykatën e Apeli. Këtu do ta kërkojë drejtësinë se si është e mundur që të sillet një vendim i tillë”, ka deklaruar Agani.

    Ai ka treguar edhe si e ka përjetuar vendimin.

    “Shumë e rëndë me kalu nëpër këtë proces, por nuk i bi pishman në asnjë mënyrë për ato që kam bërë. S’ka pas asnjë grim të vërtetë në atë vendim, për ata e kam përjetuar rëndë. Puna ime është e plotë si loti dhe kjo do të vërtetohet, por pasojat janë të rënda”, tha ai.

    Ish-ministri Agani së bashku me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin e njohur si “Stenta 1”.

    Ata akuzoheshin se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me spitalet private, si dhe me ndarjen e mjeteve për pacientët që ishin trajtuar në këto spitale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!